Maratona Kuqezi në Romë
Mbërrin në Rome Maratona Kuqezi dhe vesh me ngjyrat e saj një prej mjediseve të universitetit ‘La Sapienza’. Te ftuar nderi qene futbollisti i njohur Lorik Cana, aktualisht lojtar i klubit te Lazios, zëvendëskonsulli i Republikes se Kosoves ne Rome, Arben Muhameti dhe Miss Shqiperia 2010, Arnita Beqiraj.
Siç ndodh zakonisht ne etapat e Maratones Kuqezi ne Shqiperi dhe ne vende te tjera te botes, ne takim u mblodhen studente shqiptare, te rinj e te reja, intelektuale dhe emigrante te thjeshte, te ardhur edhe nga qytete te tjera per t’u bashkuar me frymen qe percjell levizja e kryesuar nga Krashnik Spahiu.
Tanime jane krijuar edhe dege te Aleances Kuqezi ne qytete te ndryshme italiane, perveç Romes, kryesisht atje, ku prania e emigranteve shqiptare eshte me e madhe. U fol per bashkimin kombetar e lidhjen me atdheun, qe per shumicen e te pranishmeve eshte i larget, e doli ne pah deshira per te bere diçka edhe duke jetuar ne diaspore.
Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu deklaroi se rruga e Shqiperise per ne Europe nuk kalon as nga Athina dhe as nga Beogradi. Ai shtroi çeshtjen e te drejtave te emigranteve, te pamundesise se tyre per te zgjedhur e per t’u zgjedhur. Por emigranteve ose me mire nenave shqiptare me banim jashte vendit ai u beri nje thirrje shume te veçante dhe te forte.
“Flitini gjuhën shqipe fëmijëve tuaj, flitini shqip sepse ky është një nga misionet më fisnikë dhe është kontributi më i madh që mund të bëni”, u shpreh Spahiu.
E ndersa hapja e takimit u be me notat e himnit kombetar, mbyllja e tij u shoqerua me himnin e Aleances. E perpara largimit, nje fotografi grupi, kujtim te nje dite te karakterizuar nga ngjyrat kuqezi.

diasporashqiptare
Ka ardhur koha qe ne zgjedhjete e ardhshme te vendosen njerez te afte qe kane eksperience ne Evrope e Bote qe kane eksperjence mbi 20 vjete qe punojne e studiojne e jane ne gjendje te japin nje ndihme konkrete e nje integrim sa me shpejte te Shqiperise,dhe sidomos duhen perfshire patjeter dhe Shqiptaret ne Emigracion qe jane nje peqindje e larte dhe nuk kane nje perfaqsues nga ana e tyre ne Organet Lokale e Centrale ne parlamentin Shqiptar. Duhet ta dine se pa pjesemarjen e tyre nuk ka zhvillim dhe demokraci. Te gjitha shtetet Evropjane e Boterore marin pjese dhe ata qe jane ne Emigracion e votjne e kane prezantues ne Organet Sheterore Lokale e Centrale Parlament